IHRFFA | International Human Rights Festival Albania
Filmi për të drejtat e njeriut përfundon ditët tek “Marubi”
Në Akademinë e Filmit dhe të Multimedias “Marubi” mbrëmë u mbyll edicioni i 6-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, i hapur në datën 25 shtator. Në ceremoni merrnin pjesë regjisorë të pranishëm, por edhe personalitete nga fusha e kinematografisë shqiptare edhe nga politika. Fokusi i festivalit të këtij viti ishte krimi i organizuar dhe lidhja e botës së krimit me politikën dhe mediat. Një ditë e festivalit iu kushtua njerëzve me aftësi të kufizuara. Ndërsa, lirisë së shprehjes, këtij koncepti kaq të debatuar në vendet që aspirojnë demokracinë, iu kushtua dita e enjte. Ajo erdhi me filma që përcollën mesazhe të forta mbi këtë temë dhe historitë e personazheve të kësaj dite erdhën nga vende të ndryshme të botës, por të gjitha kishin një të përbashkët, forcën e shtetit, frikën e pushtetit, dhe heshtjen para tyre. E mërkura e 28 shtatorit në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” solli të tjera emocione. Ambientet e saj u populluan që në orët e mëngjesit nga rreth 70 persona më aftësi të kufizuara, që siç i cilëson Kujtim Çashku: “në modestinë e tyre kanë edhe madhështinë e tyre”. Kjo ditë iu kushtua tërësisht filmave me tema rreth jetës dhe veprimtarisë së këtyre njerëzve, që edhe pse jeta nuk iu dha mundësi pa kufi, përpiqen të kapërcejnë kufijtë e mundësive kur gjejnë mbështetje nga politika të caktuara. Një nga këta mbështetës të mëdhenj, ishte dhe ambasadorja britanike Fiona Mcllëham, e cila nderoi kujtimin e regjisorit të njohur britanik David Morris, i cili e zhvilloi karrierën e tij mbi karrige me rrota. Me filmat e tij dhe praninë e 70 personave me aftësi të kufizuara nisi forumi i kësaj dite, i organizuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, ku vendin kryesor e zunë mesazhet e ambasadores britanike Fiona Mcllëham. Në këtë festival konkurruan afro 350 filma, prej të cilëve u përzgjodhën për t’u shfaqur 35 prodhime filmike të zhanreve të ndryshme, artistikë, dokumentarë dhe me metrazh të shkurtër. Një pjesë e filmave që u shfaqën për publikun ishin të ndaluar në vendet e tyre të origjinës. Përveç këtyre, një përzgjedhje e veçantë u  kushtua edhe filmave me karakter frymëzues e sfidues për njerëz me aftësi të kufizuara, të cilët ishin pjesë e forumeve në festival.
01 Tetor 2011 Shkruar nga SOT NEWS
Burgu ku jetoj
Rex Bloomstein-i i ka kërkuar historitë e dy dokumentarëve të fundit larg vendit të tij, Britania e Bashkuar, dhe përtej Evropës. Regjisori 70-vjeçar e bënë këtë për të treguar probleme që janë shumë të afërta si për një britanik, si për çdo evropian, a thua për të provuar sa i ha krahu natyrës njerëzore për ta hedhur farën e së keqes ku dhe kur të mundet.
Bloomstein prezantoi në Tiranë Një mendje e pavarur, 2008 për lirinë dhe ndalimin e të drejtës për t’u shprehur dhe më 30 shtator në ditën e fundit të Festivalit për të Drejtat e Njeriut në Akademinë Marubi, ai paraqiti Burgu ku jetoj, 2010.
Duket që Bloomstein kërkon të aplikojë në dokumentar mjete që ndihmojnë në njohjen dhe analizën e problemit dhe të njerëzve të përfshirë në të.
Ai xhiron në Burma historinë e Zarganarit, aktor dhe satirist i shquar kundër diktaturës ushtarake e instaluar në vendin e tempujve budistë, në Azinë Jugperëndimore. Maung Thura i njohur me emrin Zarganar, ndodhet në burg, duke ndjekur fatin e shumë disidentëve burmezë. Përpjekjet e tij për t’i bërë të ditur botës qëndrimin e juntës ushtarake ndaj katastrofës që shkaktoi cikloni Nargis mjaftuan për të stisur akuza dhe për ta dënuar artistin me 59 vjet heqje lirie, që pas tani ia kanë zbritur në 35 vjet.
Rrëfimin dhe gjurmimin e kamerës e bën një aktor komik gjerman, Michael Mittermeier. Nëpërmjet tij regjisori Bloomstein ushqen në mënyrë të fshehtë një dialog mes shtresave të historisë dhe psikologjisë njerëzore dhe sjelljes së tyre kundrejt diktaturave.
Pse e bëtë këtë dokumentar?
Me dokumentarin Një mendje e pavarur, doja që të filmoja artistë të nga vende të ndryshme të botës që të tregonin historinë e tyre për lirinë e shprehjes dhe luftën për ta mbrojtur këtë të drejtë. Gjatë punës dëgjova për një grup aktorësh në Burma të quajtur Vëllezërit me mustaqe. Na kishin folur dhe për një tjetër aktor të madh. Atëherë vendosëm ta takojmë këtë aktor me emrin Zarganar. Kishte dalë nga burgu dhe e kishte të ndaluar të fliste, por ai nuk pyeti. Donim ta filmonim dhe ai pranoi. Zarganar meritonte një film më vete. Tetë muaj përpara i telefonova një organizate dhe ata më thanë që e kanë burgosur. Duke parë 3 orë e gjysmë regjistrime që kisha bërë tashmë në Burma, materiali dhe personazhi më pëlqeu dhe vendosa të bëj një film për fushatë kundër burgimit të Zarganarit. Nuk mund të marrë asnjë fond në Britani, deri sa takova Michael Mittermeier në Gjermani. Ai kishte mbështetur Burmën dhe pranoi të jetë pjesë e filmit. Ndihmoi shumë për gjetur fonde nga fondacione gjermane.
Majkëlli dukej që e vlerësonte shumë Zarganarin, dukej i afërt me të, ishin njohur më parë?
Asnjëherë. Ai kishte parë dhe pëlqyer filmimet e mia në Burma. Te Majkëlli më pëlqeu interesi dhe qëndrimi i tij ndaj shoqërive diktatoriale. Gjermanët e rinj dhe të moshës së mesme përballen me idenë e diktaturës për shkak të së kaluarës së tyre gjermane. Kështu që ka edhe një shtresë tjetër ky film, prandaj më intrigoi që pikërisht Majkëlli bëri këtë punë.
Pse nuk siguruat fonde nga vendi juaj?
Nuk e di, nuk kishin interes. Tani filmi është shfaqur në disa vende në Britani, njerëzit e kanë pëlqyer, ka pasur kritika, iu duket filmi shumë i gjatë, por ata e pëlqejnë Zarganarin, dhe pëlqejnë që atë punë e bën Majkëlli. Mesazhi është i rëndësishëm: një njeri që ka sakrifikuar jetën për t’u çliruar nga regjimi. Ai refuzoi të heshtë. Kishte mundësi të zgjidhte dhe zgjedhja e tij është shumë e vështirë.
Si ishte atmosfera kur xhironit në Burma?
Depresive, të rrethuar nga spiunë, informatorë dhe ti nuk mund ta dije. Por asnjëherë nuk na arrestuan. Siç e patë në film ne shkuam në burgun e Zarganarit sepse ashtu e ndjemë, donim të ishim pranë tij.
Përse keni lënë si leitmotiv portretin përgjysmë të personazhit varur në murin e shtëpisë së tij?
Është fotoja e tij dhe ai vetë e pëlqente për shkak të problemeve që kishte përballuar.
Unë e kam pyetur Zarganarin, por nuk e kam përdor atë pjesë në film, – që si satirist që është cilët nuk do donte të satirizonte? Deri ku ishin kufijtë e tij. Ai m’u përgjigj që kurrë nuk do të bënte shaka: Gandin, Aung Sanin, babai i Burmës moderne, dhe Budën.
Tempujt budistë, pse janë aq të pranishëm?
Sepse janë shumë të pranishëm në jetën kulturore burmeze.
Por ndërkohë ju flisni për diktaturën, është një lloj paradoksi ky midis fesë dhe diktaturës?
Kjo nuk ka qenë e qëllimshme, nuk e kam menduar. Por feja budiste mund të përdoret në mënyra të ndryshme si revoltë ndaj qeverisë, apo si një përgjigje pasive. Murgjit në Burma kanë ngritur krye, po ndodhin vrasje. Ka shumë dhunë veçanërisht në veri të vendit. Për mua ata tempuj janë një lloj simbolizmi.
Pse duken të pabesueshëm njerëz si Zarganar, pse i vijnë mentalitetit të botës sonë si ëndërr?
Zarganar ka sakrifikuar familjen dhe karrierën sepse ai beson që është një simbol për njerëzit e tij. Ai është një martir i kohëve moderne. Më ka habitur shprehja e tij “Armiqtë e mi duhet të jenë miq e mi”. A mund ta imagjinoni ju këtë për mentalitetin shqiptar?
Gjuha që përdor ai është e njohur për liderët e religjionit.
Por ta thuash është një gjë dhe ta mendosh e ta besosh në atë mënyrë është një gjë tjetër. Është i pamëshirshëm ai regjim që burgos njerëz të tillë.
Ju për vete e besuat që në fillim këtë gjuhë dhe mendim të tijin?
Ju më pyesni a e besova unë që në fillim një njeri që është aktor dhe merret me teatër? Po, e besova që në fillim. Pyetja juaj niset nga perspektiva juaj. Unë bëj dallim midis gazetarisë dhe dokumentaristikës e cila nuk i pranon kuptimet formale. E njihja të kaluarën e Zarganarit, kështu që nuk kam dyshuar për asnjë moment në sinqeritetin e tij.
Për çfarë interesohet dokumentaristika juaj?
Për krimin dhe ndëshkimin, për të drejtat e njeriut dhe holokaustin. Për dyzet vjet këto kanë qenë temat e mia qendrore.
Po holokausti pse?
Pjesërisht ngaqë jam hebre, sepse është një pjesë e jashtëzakonshme e historisë, dhe sepse shpesh jam ndjerë në udhëkryq. Kërkimi im në këto tema sjell këndvështrime së brendshmi për regjimin nazist, qëllimin për të krijuar një perandori naziste dhe për vrasjen e hebrejve. E ndërsa plakem, i kthehem dhe rikthehem kësaj teme.
Çfarë pikëpamje propozojnë kërkimet tuaja dokumentare?
Nuk kam definicione. Them që holokausti ndodhi për shkak të bashkëveprimit të ideologjisë, pushtetit, strukturës shoqërore në një moment të caktuar, modernitetit, manisë, efektit të jashtëzakonshëm i karizmës që mund të ketë dikush në një kohë të caktuar në një mjedis të caktuar, faktorë që janë eksploruar nga historianët gjithmonë. Historia ndryshon dhe konceptet tona sqarohen përmes këtyre ndryshimeve.
Bini dakord me trajtimin e holokaustit në kinema?
Unë kam probleme me kinemanë që trajton holokaustin. Paradoksi është që të rinjtë janë të dhënë pas dramës. Të bësh filma për holokaustin dhe t’i bësh mirë, kjo rit interesin e njerëzve ka efekt tek ata. Pak rëndësi ka nëse janë tërësisht të vërtetë apo nëse publiku është manipuluar nga një vështrim të shtrembëruar dhe sentimental mbi çështjen. Të gjitha këto i gjen në filmat për kampet e përqendrimit. Argumenti tjetër është që realiteti është kaq i fuqishëm, kaq tronditës, kaq i vështirë për t’u kuptuar saqë fiksioni është shumë sentimental për të nxjerr kuptime. Gjë që mund ta bëjë dokumentari kur ofron më shumë realitete të vrazhda dhe më shumë kuptim për ndjenjën e humnerës që na ndan.
Çfarë ju ndan nga kinemaja e sotme, si industri, si biznes, si formë arti, si kinema komerciale?
Ekziston një problem i madh, mperializmit kulturor dhe Amerika është përgjegjëse për këtë industri kolosale që ka pushtuar botën. Kam qenë në 30 vende këtë vit me filmin Burgu ku jetoj dhe kam parë që kinemaja dhe TV amerikan është gjithkund.
Për mua kinemaja e mirë është e mirë siç është një libër i shkëlqyer, një pjesë teatri e magjishme, një opera shumë e mirë. Dokumentari i mirë është ai që ju emocionon po aq sa artet që përmenda. Por me dokumentarin ka disa dilema të vështira që kanë të bëjnë me çështje etike, sepse në mes është jeta reale, njerëzit realë dhe ke për detyrë të jesh i vërtetë.
Dokumentaristët preferojnë dramën, muzikën, montazhin dinamik saqë kur sheh një dokumentar të duket sikur po sheh një pjesë teatrale. Brezi i ri i kineastëve janë të dhënë në masë pas këtyre pëlqimeve. Është bërë gjë e rrallë të shohësh dokumentarë pa muzikë dhe pa efekte teknike. Për mua dokumentari duhet të jetë sa më afër të vërtetës që të jetë e mundur.
Regjisori
Rex Bloomstein e nisi karrierën në BBC-në më 1970 me All In A Day, dokumentar për jetën britanike në frymën e cinema verité. Për jetën e burgut dhe sistemit të dënimit ë Britani ai ka realizuar një seri dokumentarësh si The Sentence, Release, Prisoners Parole etj., për të cilët ka fituar dy British Academy Awards. Bloomstein ka prodhuar dhe realizuar disa dokumentarë historikë për TV Traitors to Hitler, Martin Luther King – The Legacy, dhe Attack On The Liberty.
Holokausti është temë qendrore në krijimtarinë e tij. KZ 2006 është vlerësuar si dokumentari i parë post-modern mbi holokaustin.
Nga Elsa Demo – Shekulli online – 02/10/2011
“Katka”, një film për t’i thënë “Jo” drogës
Një luftë që nuk mbaron kurrë dhe që para së cilës je gjithmonë i mundur…madje edhe atëherë kur je shtatzënë dhe pret të sjellësh në jetë një fëmijë…edhe më tepër kur të hiqet e drejta për të mbajtur fëmijën tënd… përsëri ti humbet! Varësia ndaj drogës është më e fortë nga të gjitha! Ajo duket se të sfidon dhe para saj nuk ka asnjë premtim të kundërt që mund ta mbash…Ndoshta nuk është kategorike, por ama është e rrallë, gati e vështirë të dalësh nga kjo udhë e errët…Kur je brenda saj, është tepër e vështirë, në mos e pamundur për t’iu larguar…Ky ka qenë mesazhi i filmit “Katka”, i fundit që edhe ka mbyllur edicionin e gjashtë të Festivalit të Filmit të të Drejtave të Njeriut, IHRFFA, të premten në mbrëmje, në ambientet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias MARUBI. “Katka”, një film dokumentar çek, sjell vëzhgimin e jetës së një vajze të re nga mosha 19 vjeçe deri kur ajo shkon 32 vjeç. Jeta e saj ka qenë e monitoruar nga regjisorja e guximshme, Helena Trestikovas. Katka, (e cila është personazh real) si në një reality-show, është e vëzhguar për vite me radhë…Devijimi i jetës së saj, përpjekjet ekstreme për të siguruar paratë për drogë, nga vjedhja deri te prostituimi, skenat e drogimit, ato të jetesës nëpër baraka, zhvendosjet nga një vend në tjetrin me çantat në kurriz, japin një panoramë mjaft të rëndë. Në fakt, edhe Kujtim Çashku, drejtori ekzekutiv i IHRFFA-s (dhe rektor i Akademisë së Filmit dhe Multimedias MARUBI), i parapriu shfaqjes së filmit si tronditës dhe i vlerësuar me mjaft çmime ndërkombëtare kudo ku kishte shkuar. Por tema e këtij filmi nuk ishte e vetmja e fortë. “Temat kryesore të këtij edicioni u lidhën me aspekte të krimit të organizuar, qofshin ato të korrupsionit, terrorizmit, fondamentalizmit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe drogës, shfrytëzimit të të miturve, skllavërisë moderne dhe shfrytëzimit të pasurive natyrore”, – është shprehur zoti Çashku.
Në fakt, vetë filozofia e këtij Festivali ka në qendër të drejtat e njeriut. Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF-it, kryetar i Bordit të IHRFFA-s, lidhur me këtë edicion thotë se “tani, në vitin e gjashtë, Festivali i Filmit është kthyer në një institucion. Unë shpresoj se do të bëhet një ngjarje e përhershme në zhvillimin e peizazhit kulturor të Shqipërisë”. Ndërsa, për sa u përket të drejtave të njeriut, ai shton se “diskutimet e të drejtave të njeriut shpesh duket të jenë një luks. Por këtu është gabimi. Shumë “probleme të përditshme” janë me të vërtetë probleme të të drejtave të njeriut, ose mund të llogariten në mesin e çështjeve të të drejtave të njeriut shumë shpejt..Ky është një kontribut, që Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri është në gjendje të bëjë. Kjo na jep një lente zmadhuese, nëpërmjet së cilës e shohim botën ndryshe”, – thekson Palm.
Ndërsa Presidenti i Nderit i IHRFFA-s, Theodore S.Orlin vë në dukje se “abuzimi i të drejtave të njeriut, për fat të keq, mbetet një dukuri shumë e zakonshme në shoqëritë e mbarë botës. IHRFFA, duke shfaqur për shqiptarët në kryeqytetin e tyre Tiranë, filma që portretizojnë problemet e të drejtave të njeriut nga i gjithë globi, është një demonstrim se, ndërsa të drejtat e njeriut mbeten një shqetësim global, ne duhet ta fillojmë nga shtëpia jonë, në Tiranë, për të bërë premtimin e dinjitetit njerëzor një realitet. Ky edicion i gjashtë është pra një rikonfirmim se kauza e të drejtave të njeriut ka një domethënie të vazhdueshme dhe është e lidhur me Shqipërinë bashkëkohore”.
Edicioni i gjashtë i Festivalit të Filmit për të Drejtat e Njeriut ishte një dëshmi e konsolidimit të një tradite dhe interesave demokratike të një shoqërie në zhvillim, sikurse është shoqëria shqiptare. Përzgjedhja e 35 filmave artistikë, dokumentarë dhe të shkurtër, nga mbi 300 filma të paraqitur nga mbarë bota, qe bazuar kryesisht në problematikat që lidhen me çështje të ngjashme me problematikat e vendit tonë. “Ndërsa u mbyll ky edicion i gjashtë, për ne ka nisur i shtati. Pasi është një punë njëvjeçare përzgjedhjesh filmash dhe tematikash për të konkluduar një festival filmi. Na vjen mirë që ndryshe nga edicioni i katërt dhe i pestë, ky edicion na gjeti pa tel të rrethuar”, – u shpreh drejtori Çashku në mbyllje të këtij festivali.
Historia reale, 14 vjet filmim
Filmi i Helena Trestikovas është një dokumentar i shquar, që gjurmon katërmbëdhjetë vjet në jetën e një shitëseje droge në moshë të re dhe betejën e saj të kotë me varësinë e drogës. Pse ajo të fillojë të marrë drogë? Ajo pretendon se donte të ishte ndryshe. Është viti 1996 dhe 19-vjeçarja Katka jeton në komunitetin terapeutik Sananim, në qytetin e Nemcices, me shpresë për një jetë normale – ajo ëndërron të ketë një të dashur dhe madje, edhe një fëmijë një ditë. Por nuk ka fund të lumtur. Regjisorja shënon rënien e Katkas ndër vite në një spirale vjedhjeje, prostitucioni, përkeqësimi fizik dhe psikologjik – një spirale që thyhet vetëm nga ndriçime të befta e të shkurtra shpresash dhe vendimesh për të ndaluar marrjen e drogës. Dëshira e Katkas është e sinqertë, por në fund drogat gjithmonë fitojnë. Do ta gjejë Katka më në fund forcën kur ajo mbetet shtatzënë dhe mëmësia t’i ofrojë motivimin për të qenë në jetë?
Nga Ilda Lumani – 02-10-2011 – Mapo Online
Festivali i të Drejtave, 6 ditë arena e zërit të lirë
Edhe pas gjashtë edicionesh, ende mbetet shumë për të thënë për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Edhe në shoqëritë më demokratike në një mënyrë ose në një tjetër manifestohet dhuna ndaj fjalës së lirë, etniteteve, të ndryshmëve… Përgjatë 6 ditëve, Festivali i Filmit të të Drejtave të Njeriut u bë zëri i të gjithë atyre që nuk munden. Mbrëmë, në një ceremoni ku merrnin pjesë kineastë, studentë e dashamirës të filmit u mbyll edicioni i radhës, gjatë të cilit u shfaqën 35 filma artistikë e dokumentarë. Ishin zëra nga e gjithë bota nga Italia, Franca, Gjermania, Holanda, Polonia, Tajlanda…, që ngrinin probleme nga më të ndryshmet, trafiku, korrupsioni…, prej të cilave shumëkush mund të jetë prekur. Që nga Siberia e ftohtë e Khodorkovskyt tek Koreja e largët, ku ende këndohen këngë për udhëheqësit e lavdishëm komunistë e kundër “imperialistëve amerikanë”, nga kundërshtarët e Putinit, tek pasardhësit e Korleonëve. Për të qëndruar në Shqipëri me “Amnistinë” e Bujar Alimanit, ku dashuria është e dënuar me vdekje si dy personazhet e tij. Në një javë të ngjeshur programi, nuk u shfaqën vetëm filma, por u zhvilluan edhe debate mbi temat që trajtonin filmat. Qëllimi ishte të angazhoheshin sa më shumë të rinj, të cilëve nesër do t’ju bjerë barra të përballin problematika të vështira që lidhen me të drejtat e njeriut. Gjatë ditëve ishin të pranishëm edhe 14 kineastë, të cilët ndanë eksperiencat e tyre gjatë realizimit të filmave. Disa prej tyre kishin guxuar të xhironin edhe fshehur pamje të ndaluara. Kishin rrezikuar për të sjellë në sy të botës jetën e njerëzve të thjeshtë, që jetojnë jetë, të cilat do të donin t’i ndryshonin. Një ditë më vete iu kushtua njerëzve me aftësi të kufizuara. Të mërkurën, festivali priti 70 mysafirë të veçantë dhe programi i asaj dite iu kushtua tërësisht filmave me tema rreth jetës dhe aktivitetit të këtyre njerëzve që, edhe pse jeta nuk u dha mundësi pa kufi, përpiqen të kapërcejnë sa më shumë barriera. Mbështetëse e këtij aktiviteti ishte ambasadorja britanike, Fiona Mcllëham, e cila nderoi kujtimin e regjisorit të njohur britanik, David Morris, i cili e zhvilloi karrierën e tij mbi karrige me rrota. Për organizatorët e këtij festivali, që çdo vit realizohet në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, për drejtorin ekzekutiv, Kujtim Çashku, dhe Theodore S.Orlin, Presidentin e nderit të IHRFFA, ky edicion e tha fjalën e tij. Ishte një gur më shumë në themelin e të drejtave të njeriut, i cili synon të vazhdojë të ngrihet më lart në edicionin e ardhshëm. Këtë edicion patën një publik më të gjerë, më shumë partnerë, ngritën më shumë probleme e ndërgjegjësuan edhe më shumë njerëz dhe mbi të gjitha nuk ishin të rrethuar me tela. “Në edicionin e 4 dhe të 5 ishim të rrethuar me tela, kësaj here i hoqëm”, tha Çashku. Ndërsa Orlin duke thënë se festivali ka marrë famë ndërkombëtare u shpreh: Është e rëndësishme që të respektohet dinjiteti njerëzor, sepse ky është synimi i festivalit dhe mesazhi që ai përcjell.
Alma Mile – Panorama on line - e Shtunë, 01 Tetor 2011
Stefania Casini: Ju rrëfej të rinjtë që mbjellin tokat e Korleones
TIRANE- “Një shuplakë mafias“. Kështu titullohet filmi i regjisores italiane Stefania Casini, u shfaq mbrëmë (e enjte) në orën 20:00 në akademinë “Marubi”, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e njeriut. Regjisorja na rrëfen idenë dhe punën e bërë në pronat e mëdha të mafias italiane, na tregon për ullishtën e grurin e djegur nga mafia si kërcënim që në ato toka s’ka vend kushdo…Por Casini ndalet kryesisht në vullnetin e të rinjve të kooperativave që i punojnë këto toka dhe thyerjes së mentalitetit se mafia nuk preket.
Sa e vështirë ishte të realizonit një film në tokën e mafias?
Duhet kuptuar që mafia ka mënyra të ndryshme për të reaguar. Në këtë kooperativë kanë djegur plantacionet e ullinjve. Por mafia ka edhe mjete të tjera. Mundohen të infiltrohen në kooperativa, por po ndodhi kjo, atëherë kooperativa do të mbyllet dhe produktet e të mirat e konfiskuara mbeten aty dhe në një kohë tjetër mund t’i kalojnë edhe vetë mafias.
Cilat janë mënyrat e infiltrimit?
Duhet të keni parasysh se në këto kooperativa, sidomos në atë që ata të rinj kanë punuar, janë të Korleones, që është zemra e mafias. Në një fshat të tillë, ka gjithmonë mënyra për t’iu afruar dikujt e për t’i thënë,’ki kujdes”. Kjo është një shenjë. Ti nuk e di kurrë se ku është mafia. Të rinjtë që punojnë në kooperativa më thoshin se shpeshherë gjendeshin në vende ku nuk punon as celulari dhe shihnin të kalonin makina që nuk i kishin parë asnjëherë tjetër… Dhe mendonin ‘kush janë ata?’
‘E dimë që vëzhgohemi, por se dimë se nga kush, ndaj shpesh i shoqëronin karabinierët. Mafia mund të jetë kushdo. Mund të jetë edhe miku yt mafioz, e ti nuk e di. Ndaj është ky rreziku i vërtetë. Mund të djegin një ullishte dhe ti e mbjell prapë siç kanë bërë ata, por, kur ti e ke mafian brenda, që të ka hyrë si një krimb aty ngadalë…kjo është pjesa e vështirë.
Si arritët ta realizonit këtë film? Si erdhi ideja?
Këta të rinjtë që kanë kooperativa në jug, kishin tokën që e kishin marrë nga shteti, por nuk kishin mjetet me të cilat ta punonin këtë tokë. Ndaj i kishin shkruar këtyre kooperativave të veriut që janë më të fuqishëm, e që ndihmojnë njëra-tjetrën. Unë isha në Marok për të bërë një dokumentar, ku takova një grua që ishte presidente e një kooperative agrikulture, e që kishte marrë letrën e këtyre të rinjve. Ajo ma tregoi këtë histori. Dhe unë me t’u kthyer në Itali, shkova në jug për të parë kush ishin këta të rinj? Përse ishin kaq të pasionuar dhe përse kishin vendosur të merreshin me këto toka? Ata që takova unë ishin kooperativa e parë që po punonin në tokat e mafias. Doja të dija edhe cilat ishin vështirësitë e tyre. Fillova të rrija me ta e të shihja se cilat ishin problemet e tyre për ato dy vjet. Ata nuk kishin marrë rrogat për dy muaj.
Cili ishte qëllimi i tyre?
Qëllimi ishte, të tregonin se mund t’ia dalësh mbanë nëse punon ndershmërisht edhe në terrenet që janë në zemër të mafias, madje të mund të ndërtosh një të ardhme pa qenë nevojë të emigrosh. Ky ishte mesazhi dhe ky mesazh u përhap sepse në fshatra të ndryshëm si “Piani dell Albanesi” të rinjtë e tjerë i shikonin dhe u thoshin se ishte e pamundur, se s’do t’ia dilnin, se kishin një vit që punonin dhe s’kishin nxjerrë gjë në dritë. Por, pastaj u pa që ngadalë, nëse iu duhej një punëtor e merrnin, por e paguanin ligjërisht. Kështu puna u bë ligjore dhe për 2 vite, ka të rinjtë të tjerë që iu thonë, a mund të punojmë për ju?
Pra, kjo është fitorja e vërtetë. Është thyer mentaliteti mafioz në vendin e mafias.
Këta të rinjtë që punojnë nga cili shtet janë?
Janë italianë të gjithë, dhe jetojnë në jug të Italisë.
A ka arbëreshë ndër ta?
Jo nuk ka arbëreshë që punojnë në kooperativa.
A ka pasur incidente mes këtyre të rinjve dhe mafias?
Kanë djegur ullishtën që iu thashë në këtë kooperativë, ndërsa në një kooperativë tjetër kanë djegur grurin. Por jo incidente fizike.
Po kërcënime ka pasur?
Kërcënimet kanë qenë, po kanë ardhur nga “poshtë”. Mafia nuk bën kërcënime të drejtpërdrejta. Ajo ka një kod sekret. Dy nga të rinjtë kanë ikur nga kooperativa se kishin frikë. Në fillim ishte e vështirë sepse edhe prindërit e të rinjve iu thoshin të kishin kujdes.
Po si erdhëm deri këtu?
Shteti italian miratoi një ligj që pronat e konfiskuara të mafias t’iu jepeshin për përdorim kooperativave që formoheshin për të punuar këto toka, të rinjtë shkruanin që duam të jemi pjesë e këtyre kooperativave. Pastaj policia bënte investigime të hollësishme që këta të rinj të mos kishin të bënin me mafian. Ndaj, kur u formua kooperativa, të rinjtë nuk ishin miq e nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Kjo ishte një tjetër vështirësi. E them këtë sepse ata duhej të drejtonin punën, duhet të bënin plane e të ndërtonin një shoqëri.
Ku duket sot dora e shtetit në ndihmë të këtyre të rinjve?
Qeveria është prezente, sepse ministria e Brendshme konfiskon pronat, i jep për përdorim dhe pasi formohet kooperativa, ua jep atyre. Për rreth 7 a 8 muaj policia i kontrollon që ata s’kanë lidhje me mafian. Pas dy vitesh kanë filluar të marrin para sepse puna e tyre po jep frytet. Kooperativat që janë hapur më herët janë më mirë. Tashmë produktet e këtyre tokave, gruri apo ullinjtë, përpunohen në Shoqërinë “Libera” dhe shpërndahen në dyqane e supermarkete. Njerëzit e dinë se këto produkte janë biologjike e të mira dhe e dinë se duke i blerë këto produkte ndihmojnë këtë program. Karabinierët i kanë ndihmuar të rinjtë, sepse në fillim duheshin gjetur kufijtë e tokave të dhëna për përdorim. Sepse ti ke një copë tokë diku, por rreth e rrotull ke toka që janë ende të mafias, e duhet të kesh kujdes.
Kjo bëhet e rrezikshme dhe karabinierët i shoqëronin.
A keni pasur frikë kur realizonit filmin?
Jo. Unë nuk kam frikë për nga natyra, sepse kam qenë edhe në luftë. Pastaj, pjesën më të madhe e kam xhiruar vetë, nuk është se kisha një staf të madh që më shoqëronte e të binim në sy. Ishte pak e çuditshme kur shkoja në lokalin e Korleones. Aty burrat më shihnin në një mënyrë të çuditshme, dhe veç kësaj, unë e dija që ata e dinin se çfarë po bëja aty.
Po dokumentarët e tjerë që keni bërë ju, përse flasin?
Kam bërë dokumentarë në Sudan, por edhe shumë seri për televizionin italian si “Amerika latine, historitë e grave”, por kam qenë edhe Guatemalë, ku kam bërë një film që flet për gra që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.
Po në Shqipëri?
Po xhiroj një film në Shqipëri të titulluar “Made in Albania”. Është një vëzhgim mbi Shqipërinë e sotme me 20 vite demokraci. Si e shohin Shqipërinë tre djem 20-vjeçar, dy shqiptarë e një italian. Kam ardhur 8 vjet më parë në Shqipëri për një seri dokumentarësh me titull “Të kesh 20 vjet…”. Shkoja në çdo vend të Europës që donte të hynte në BE si në Rumani, Bullgari, Qipro. Më thanë të vija në Shqipëri, por nuk doja se isha shumë paragjykuese. Producenti im më tha që duhej të vija patjetër dhe erdha. Kur mbërrita këtu, gjeta një vend tjetër nga ai që kisha menduar. Më ka pëlqyer shumë mikpritja juaj, sensi i familjes, por edhe kontradiktat, anarkizmi si edhe traditat antike që përplasen me ligjet moderne. Kështu vendosa të bëjë këtë dokumentar. Kam producente Sabina Kodrën dhe dokumentari fillon në Itali. Një djali i vjedhin motorin dhe i thonë që e ka marrë një puljez e do ta çojë në Shqipëri. Ai vjen këtu për të kërkuar motorin… Edhe ai niset me paragjykime. Kështu tregohet Shqipëria e sotme me sytë e dy të rinjve shqiptarë që italiani takon këtu.
E gjejnë motorin?
Jo sepse ai është vjedhur në Itali dhe atje ka mbetur, nuk është këtu.
Nga Fatmira Nikolli
(Intervista është botuar me datë 30 Shtator 2011 në Gazeta shqiptare–> artikulli origjinal)
(s.g/BalkanWeb)
Mcllwham: Njerëzit me aftësi të kufizuara në Shqipëri, vuajnë diskriminimin
TIRANE- Një ditë e veçantë ka qenë e mërkura e 28 shtatorit 2011 në Akademinë e Filmit dhe Multimedias ‘Marubi’ ambientet e së cilës, u populluan që në orët e mëngjesit nga rreth 70 persona më aftësi të kufizuara që siç i cilëson Kujtim Çashku ‘në modestinë e tyre kanë edhe madhështinë e tyre’. Kjo ditë iu kushtua tërësisht filmave me tema rreth jetës dhe veprimtarisë së këtyre njerëzve që edhe pse jeta nuk iu dha mundësi pa kufi, përpiqen të kapërcejnë kufijtë e mundësive kur gjejnë mbështetje nga politika të caktuara. Një nga këta mbështetës të mëdhenj, është ambasadorja britanike Fiona Mcllwham e cila, nderoi kujtimin e regjisorit të njohur britanik David Morris i cili e zhvilloi karrierën e tij mbi karrige me rrota.
Me filmat e tij dhe praninë e 70 personave me aftësi të kufizuara nisi forumi i kësaj dite, i organizuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut ku vendin kryesor e zunë mesazhet e ambasadores britanike Fiona Mcllwham. Ajo tha se ‘jemi shumë të gëzuar që këtë vit do të mbështesim Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, dedikuar atyre njerëzve që janë të prekur ose që janë duke luftuar për ti dhënë fund diskriminimit në mbarë botën’. Ambasadorja u shpreh se ‘Shqipëria miratoi një ligj kundër diskriminimit në shkurt të vitit 2010, por shumë njerëz që ligji synon të mbështesë, ende nuk janë duke i ndjerë përfitimet’. Një mesazh të fortë lëshoi ajo kur tha se ’për të bërë antidiskriminimin realitet tani, është e nevojshme më shumë punë nga qeveria, shoqëria civile, qytetarët e thjeshtë dhe komuniteti ndërkombëtar’. Sipas saj, arti dhe filmi mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë fushatë, në ngritjen e vetëdijes dhe nevojën për të vënë drejtësi dhe mundësi të gjithëve. ‘Ka mijëra njerëz me aftësi të kufizuara në Shqipëri, të cilët janë në gjendje të jetojnë një jetë të plotë dhe produktive, por pengohen nga qëndrime të vjetëruara dhe diskriminimi’, tha diplomatja angleze. E ndërsa u shpreh se disa nga filmat e festivalit tregojnë historinë e rolit, që njerëzit më aftësi të kufizuara mund edhe duhet të luajnë në shoqëri, zonja Mcllwham rivuri ne dukje praninë filmave të Morris në festival.
Në një prej filmave të tij ai rrëfen jetën dhe karrierën e vet mbi karrigen me rrota. Në ditën e veçantë kushtuar personave më aftësi të kufizuara, nga ky regjisor u shfaqën filmat e titulluar ‘Rocket’, ‘Torn’ dhe ‘Narrowthon’.
Ndërkaq, ambasadorja britaniku theksoi që David Morris, një ekspert britanik mbi aftësitë e kufizuara si edhe mik i Shqipërisë, ka punuar për përfshirjen në lojërat Olimpike ‘London 2012’ dhe për futjen e çështjes së aftësisë së kufizuar në film dhe media globalisht. ‘Ne jemi të gëzuar që ky edicion i festivalit të filmit kujton filmat e tij dhe kontributin e tij në mbështetje të pjesëmarrjes së shqiptarëve me aftësi të kufizuara në London 2012. Ne jemi krenarë për të vazhduar trashëgiminë e tij’, përfundoi ambasadorja Mcllëham.
Vetë Kujtim Çashku, drejtor ekzekutiv i festivalit për të drejtat e njeriut, e përshkroi rëndësinë e kësaj dite. ‘Në këto gjashtë vite të organizimit të këtij eventi, nuk jam ndjerë asnjëherë si këtë vit, është një ndjeshmëri krejt tjetër që provoj për herë të parë në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi’. Çashku, duke iu drejtuar personave më aftësi të kufizuara, u shpreh ‘duke iu patur juve prezent këtu, e për më tepër se me disa nga ju me lidhin drejtepërdrejt kontakte personale jam ndjerë krejt ndryshe. Falenderoj ambasadoren për ndjeshmërinë e lartë që ka treguar ndaj shoqërisë shqiptare duke drejtuar vëmendjen ndaj këtrye njerëzve që për mua kanë në modestinë e tyre kanë edhe madhështinë e tyre’.
Një fjalë të shkurtër mbajti edhe presidenti i nderit të festivalit, Teodor Orlin. Ai falenderoi ambasadoren dhe Këshillin Britanik kontributin për festivalin e filmit. “është një kontribut për promovimin e të drejtave të njeriut. Duhet të them se kjo është hera e parë që jam bashkë me njerëz që mbrojnë të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara”. Nga ana e Orlin nuk munguan as vërejtjet, kur tha se “Shqipëria i është bashkuar vendeve që mbrojnë të drejtat e atyre që kanë aftësi të kufizuara po zbatimi i saj është jo edhe aq i suksesshëm”.
Nga Admirina Peçi - (s.g/BalkanWeb)
Fleury: Një ditë-jetë në Korenë e Veriut
Gjyshi veteran radhit dekoratat në gjoks, kurse çdo mëngjes i këndon të nipit këngë kundër “imperialistëve amerikanë”. Duken të lumtur, por a janë vërtetë? Regjisori holandez, Pieter Fleury, ka hyrë në Korenë e Veriut për të realizuar një dokumentar mbi jetën e koreanoveriorëve. Bëhet fjalë për filmin “Koreja e Veriut: Një ditë në jetë”, i cili u shfaq në festivalin e Filmit të të Drejtave të Njeriut, që po zhvillohet në Tiranë. Ai tregon si hyri në Kore, si e gjeti familjen dhe si xhiroi një ditë nga jeta e saj.
Personazhet tuaj duken të lumtur, janë vërtetë?
Unë nuk kam folur me shumë njerëz, por unë besoj se njerëzit në Korenë e Veriut kanë raste që janë të lumtur. Çdonjëri përpiqet në të shumtën e kohës të gjejë lumturinë në situatën ku ndodhet. Është si bari që rritet në tokë, dhe jo në rrugë, pra ai e gjen vendin se ku të mbijë, anës rrugës.
Çdo mëngjes ata këndojnë këngë për “udhëheqësin e dashur” Kim Jong II. Mos ishte kjo një farsë?
Kjo është pjesë e edukatës së tyre dhe e detyrës. Kjo është mënyra që përdor qeveria për të penetruar në mendjet e njerëzve dhe për t’i edukuar ata në këtë mënyrë. Ndaj, mendoj se ky është një obligim prej të cilit nuk shpëton dot.
Si e gjetët këtë familje? Kontaktuat me organet lokale?
Po, kam bërë një marrëveshje me byronë e filmit pranë qeverisë koreano-veriore, sipas së cilës ne do të bënim një film së bashku, sepse unë iu thashë se nuk dija asgjë për vendin e tyre. ata pranuan të më ndihmonin. Iu thashë që do të bëja një film që ta trajtonte se si ishte një ditë në jetën e një koreanoveriori që punonte. Ata ranë dakord që të më vinin në kontakt me një grua që punonte në fabrikën e tekstilit, por më thanë se nuk ishin të sigurt nëse ajo ishte e bukur. Në këtë moment u stepa pak, se është një kusht i rëndësishëm që personazhi i filmit të jetë tërheqës për spektatorin, megjithatë s’kisha ç’të bëja. Kur shkova në fabrikë dhe pashë gjithë ata njerëz, syri më zuri një grua vërtet të bukur, dhe urova të ishte ajo. Kisha të drejtë, ajo ishte. Ata më sugjeruan që të mos merrja vetëm atë gruan në film, por edhe gjithë familjen e saj, e më pas kam punuar bashkë me koreanët për skenarin. Koreja e Veriut më propozoi që të xhiroja ditën e të gjithë familjes, të secilit anëtar, duke parë edhe kombinimin mes tyre. Kjo më pëlqeu.
A keni pasur mundësi të flisni me ata njerëz jashtë kamerave, për të kuptuar më shumë mbi jetën e tyre?
Zero mundësi. Si fillim, njerëzit që kam xhiruar nuk flisnin fare anglisht, dhe e dyta, nuk është mirë për njerëzit nga Koreja që të kenë kontakt me të huajt. Edhe sikur unë të kisha mundësi, ishte kjo situata nëse ata ishin të lejuar të flisnin me mua. Pastaj, unë nuk flisja gjuhën e tyre, ata nuk flisnin anglisht dhe me ne kishte gjithnjë një përkthyes të qeverisë. Ata kishin një ndjenjë të thellë që duhet të flisnin me ne. Unë di pak japonishte dhe jam përpjekur të flas me njerëz në këtë gjuhë, duke përfituar nga fakti që përkthyesi dinte anglisht, por jo japonisht.
Çfarë kuptuat nga këto biseda?
Atë që kisha ndjerë, se në disa çaste ata njerëz ndiheshin të lirë dhe të lumtur. Ata nuk janë aq të pakënaqur nga regjimi dhe nuk kërkojnë çdo mundësi që këtë t’ia thonë një të huaji. Nuk e bëjnë këtë, sepse janë krenarë për vendin e kulturën e tyre.
Ju keni punuar me një familje të zgjedhur nga qeveria, çka do të thotë se mund të jenë edhe njerëz të qeverisë…
Është një çështje komplekse kjo që prekni ju. Ata janë në një pozicion të mirë në shoqëri, krahasuar me koreanët e tjerë. I përkasin një klase të mirë shoqërore. Po si arrin deri atje? Gjyshi i familjes që është në film ka luftuar, ka grada dhe kjo iu jep atyre privilegje. Ky pozicion i bën ata të jenë besnikë të qeverisë. Nuk mund të them se janë të detyruar, as se janë  kukulla. Ju e keni parë momentin kur dërgojnë fëmijën në shkollë me motor, dhe dëgjoni që këndojnë një këngë më këtë tekst: “Qentë amerikanë do të tremben”. Mendoj se kjo është çmenduri ta bësh me fëmijën tënd, por mbase kështu tregohet edhe frika ndaj qeverisë dhe i duket se kështu del mirë në kamerën time. Mendoj  se ky film të bën të mendosh për kufijtë e tyre.
Artikulli origjinal – Panorama Online
Films presented on the 29th Sept
On the 5th day of IHRFFA, we had 3 directors presenting their films: Rex Bloomstein with “An Independent Mind“, Stefania Casini “A Blow to the Mafia“, and Alexandru Solomon “Kapitalism, our Improved Formula“.
[[Show as slideshow]]
Forum – Freedom of expression always under Threat
Forum with high school pupils from Tirana, animated by journalists Iris Luarasi and Lutfi Dervishi, on the topics of ‘Globalization does not eliminate censorship ; the privatization of media and their public nature ; Alternative and social media.
Theodore Orlin: Të drejtat e njeriut në Shqipëri, ende probleme të mëdha
Therodore S.Orlin është President nderi i Festivalit ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut. Në intervistën e mëposhtme ai flet për respektimin e këtyre të drejtave në vendin tonë dhe ndryshimet që ka vënë re ai që nga viti 1992, kur shkeli për herë të parë në Tiranë e deri sot.
Ju i keni ndjekur nga afër të drejtat e njeriut në vendet ish-komuniste. Çfarë mendimi keni për Shqipërinë?
Unë kam ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1992, e prej atëherë, e kam vizituar shpesh vendin tuaj. Jam dëshmitar i shumë ndryshimeve të bëra dhe kam njohur shumë shqiptarë guximtarë e të zgjuar, të cilët kanë luftuar për të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e njeriut. Vitet e fundit ka pasur disa suksese. Rendi e ligji janë konceptet e barazisë. Ka pasur progres në këtë vend e më kanë thënë se siç ka ndodhur në shumë vende të tjera të botës, sërish kanë mbetur shumë-shumë probleme që kanë të bëjnë me pyetjet mbi të drejtat e minoriteteve, pyetje mbi të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara, mbrojtja e viktimave të ndryshme, dhuna ndaj grave, nevoja për sigurinë ekonomike. Këto probleme mbeten dhe mbeten në të gjithë botën.
Cili është roli i festivalit në këtë mes. Përmirësimi i ‘kushteve’ apo ndërgjegjësimi?
Mendoj se ky festival filmi, na bën që një herë në vit, ne duhet të kthejmë kokën nga të drejtat e njeriut në botë. Është një detyrim i madh që të lëvizim përpara për të siguruar që të drejtat e njeriut në brezat e ardhshëm të jenë të mbrojtura më mirë se sa kanë qenë në të shkuarën.
Cili është ndryshimi në respektimin e të drejtave të njeriut nga komunizmi në postkomunizëm?
Ka disa ndryshime. Në fillim kemi përpara faktin se kemi një media tashmë të lirë, ku televizionet e gazetat tashmë mund të flasin në liri të plotë, të papenguar apo censuruar. Pastaj tashmë ka ligje që respektohen dhe ka rend. Tashmë ju jeni pjesë e Këshillit të Evropës, jeni po ashtu dakord me Konventën e të Drejtave të Njeriut. Të gjitha këto janë pozitive. Ky është vetëm fillimi. Tani ne duhet ta realizojmë atë mbrojtje, duhet të sigurohemi që gjykatat të japin vendime të drejta, të sigurohemi që media flet lirisht dhe ndershmërisht e me kurajë. Sistemi ekonomik tregon se ka shumë njerëz të varfër që kanë nevojë për punë e për trajnime, kanë nevojë për edukim më të mirë. Këto probleme janë në shumë vende të botës e po ashtu edhe në Shqipëri. Shqipëria duhet t’u përmbahet parimeve të të drejtave të njeriut.
Në ceremoni u treguat se ishit nismëtar për këtë festival. Përse?
E kam njohur Kujtim Çashkun që në lëvizjet e para për të drejtat e njeriut, kohë kur edhe Komiteti i Helsinkit dhe disa organizata joqeveritare filluan të merren e të luftojnë për të drejtat e njeriut. U bë shumë qartë për mua në momentin që ai hapi këtë akademi filmi, ku njerëzit mësojnë për të drejtat e njeriut që ne kishim tashmë nevojë për këtë mënyrë që t’iu tregonim njerëzve se çfarë janë të drejtat e njeriut. Kjo iu duhej treguar njerëzve të thjeshtë. Të drejtat e njeriut nuk janë vetëm për profesorët, avokatët, gjyqtarët, apo vetëm për elitën e vendeve, janë universale, për të gjithë. Ne duhet t’ua përcjellim njerëzve këtë në një mënyrë që ata të ndjehen të interesuar për ta parë. Filmi e luan këtë rol dhe në këtë festival ne kemi 35 filma, 14 regjisorë dhe 6 ditë që i dedikohen të drejtave të njeriut.
Edhe pse puna juaj iu dedikohet këtyre njerëzve, festivali dëshmon se sa padrejtësi ka. Ç’mund të bëhet më shumë? Kush mund ta bëjë?
Ne kemi nevojë për njerëz kampionë në këtë punë, na duhen avokatë, gjyqtarë, gazetarë. Duhet mësuar që në shkollën fillore se çfarë janë të drejtat e njeriut që të respektohen. Të drejtat duhet të jenë pjesë e kulturës sonë politike, ndaj duhet t’i japim mësim të drejtat njeriut në çdo nivel. Kjo mund të ndryshojë diçka.
Gazeta Metropol online – Artikulli origjinal