Poland, 2009
Documentary
14 min
Documentary
14 min
Director/ Leslaw Dobruck, Cinematographer/ Piotr Rosolowski, Editing/ Bartosz Pietras, Jakub Kossak, Robert Polewski.
Our heroine stopped praying long ago. As a thirteen year-old girl she was brought from her native Turkey to Germany to marry one of her cousins. This is how her childhood ended – she became the property of a husband who tortures and degrades her. She finally decides to flee, but must continuously be in hiding. Condemned by both families, she has no chance at a normal life, neither as a wife nor a divorcee. The film is not a typical intervention reportage, but a poetic collage comprising of documentary material, family photographs and children’s drawings. This individual life story reflects the stories of many other girls and women subjected to a patriarchal law still enforced by tacit consent in the multicultural societies of Western Europe.
Nusja e vogël
Poloni, 2009
Dokumentar
14 min
Regjisor/ Leslaw Dobruck, Drejtor Fotografie/ Piotr Rosolowski, Montazhi/ Bartosz Pietras, Jakub Kossak, Robert Polewski.
Heroina jonë pushoi së luturi shumë kohë më parë. Si një vajzë trembëdhjetë vjeçare ajo u soll nga Turqia e saj e lindjes në Gjermani për t’u martuar me një nga kushërinjtë e saj. Ja se si i erdhi fundi fëmijërisë së saj – ajo u bë pronë e një burri që e torturon dhe e degradon atë. Ajo më në fund vendos të ikë, por i duhet të fshihet vazhdimisht. E dënuar nga të dyja familjet, ajo nuk ka shans për një jetë normale, as si grua, as si e divorcuar. Filmi nuk është një reportazh tipik ndërhyrjeje, por një kolazh poetik i përbërë nga materiale dokumentare, fotografi të familjes dhe vizatimet e fëmijëve. Kjo histori individuale nga jeta pasqyron historitë e shumë vajzave dhe grave të tjera që i nënshtrohen një ligji patriarkal zbatuar ende me pëlqim të heshtur në shoqëritë multikulturore të Europës Perëndimore.






















