FOREWORD
This year, the seventh edition of the International Festival for Human Rights is held in a special jubilee year, as it is the year of the 100th anniversary of the proclamation of independence of the Albanian state.
This year coincides with the fact that our country, as a member of the Council of Europe, has the presidency of this important international institution. One of its program’s main pillars is also the struggle for the protection of freedoms and human rights.
Of course, in these 100 years of struggle and survival for independence and freedom from last centuries imperial yokes of the Albanian nation, there are still deep scars of oppression and violations of human rights and freedoms in our national consciousness. The focus of the 7th edition, the concept of freedom and human rights is seen as a man’s own responsibility dimension. On this concept we have tried to make the right selection of the movies to be presented to the public.
Of the 300 films coming from around the world are selected only 32 films.
Although these films come from a geography of different continents, we tried, in selecting them, to find problems of theirs that coincide also with human rights issues relevant to our society and our country.
A special day at the festival, is dedicated to environmental policies, the lack of which in a deeper understanding constitutes in itself a crime and a dangerous threat to the human rights, not just on short term but long term also, not only locally but also on a global level.
Crime against nature balance and harmony of the earth, against water and air, is more and more reaching an alarming dimension, thus, gradually going beyond any human control.
On the other hand, signs of silent vengeance that nature is undertaking against this crime are becoming even more present.
In some of the films selected, whole towns with ancient traces of civilizations, are appearing dying from barbarian devastation and exploitation of the surface and underground resources, by “big industrialists” spread in a number of undeveloped countries where oppressive regimes try to keep autarkic powers through application of discriminating concessionary policies against local populations and natural resources that they have.
Extreme polarization of the world in its all aspects is contrary to the universal and global policies to which they may mark a new scale of diversifying human values.
The fate of millions of people dying of hunger, ordinary diseases and exploitation, trafficking and barbarian treatment. Unfortunately, most of them are children and women.
Erosion and erasure of human memory, amnesia and isolation from community life, the individual absorption into the anonymity of the “free” fall on the daily entertainment, cloning etc., are clear evidence of a trend that makes it possible to keep the brain and human activity under control.
The tendency to unify the victim with the aggressor, the manipulation of the truth, legitimizing the power of violence with the power of money have established a different system of values that have nothing in common with the values and principles of freedom and human rights.
The individual is becoming each and everyday more suspicious of the other and more suspicious about his/her own future.
Many human values accumulated for centuries have been put into question today. This is one more reason that many film-makers and artists are engaged with their work in defense of these values.
The International Film Festival of Human Rights in Albania, will try to bring to the attention of our audience a number of these works every year.
Kujtim Çashku
Executive Director of the IHRFFA
Këtë vit, edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut mbahet në një vit të veçantë jubilar, siç është viti i 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.
Ky vit përkon dhe me faktin që shteti ynë, si anëtar i Këshillit të Europës, ka presidencën e radhës së këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar. Një ndër shtyllat kryesore të programit të të cilit është dhe lufta për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Natyrisht, në këto 100 vjet përpjekjesh e mbijetese për pavarësi e liri të kombit shqiptar prej zgjedhash perandorake të shekujve të fundit, në ndërgjegjen tonë kombëtare kanë mbetur ende gjurmë të thella të shtypjes dhe shkeljeve të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Në fokusin e edicionit të 7-të, koncepti i lirisë dhe i të drejtave të njeriut është parë si një dimension përgjegjësie i vetë njeriut. Mbi këtë koncept jemi përpjekur të bëjmë zgjedhjet e filmave që i paraqiten publikut.
Nga 300 filma të ardhur nga e mbarë bota janë zgjedhur vetëm 35 filma.
Këto filma dhe pse vijnë nga gjeografi kontinentesh të ndryshme, në zgjedhjen e tyre, jemi përpjekur që problematikat e tyre të përkojnë dhe me problematikat e të drejtave të njeriut që lidhen me shoqërinë dhe vendin tonë.
Një ditë e veçantë në festival, i është kushtuar politikave mjedisore, mungesa e të cilave në një kuptim më të thellë përmban në vetvete një krim dhe një kërcënim të rrezikshëm të të drejatve të njeriut, jo vetëm afatshkurtër por dhe afatgjatë, jo vetëm në plan lokal por dhe në atë global.
Krimi ndaj ekulibrave të natyrës dhe harmonisë së tokës, ujrave dhe qiellit sa po vjen dhe po merr një përmasë alarmante duke dalë gradualisht jashtë çdo kontrolli njerëzor.
Nga ana tjetër shenjat e hakmarrjes së heshtur që natyra po bën ndaj këtij krimi po bëhen gjithnjë e më prezente.
Në disa prej filmave të zgjedhur shfaqen qytete të tëra me gjurmë civilizimesh të hershme, të cilat po vdesin nga shkatërimet dhe shfrytëzimet barbare të pasurive mbi e nëntokësore nga “industrialistë të mëdhenj” të përhapur në një sërë vendesh të prapambetura, regjimet shtypëse të të cilave përpiqen t’i mbajnë pushtetet autarkike duke aplikuar politika koncesionare diskriminuese ndaj popullsive vendase dhe burimeve natyrore që ato kanë.
Polarizimi ekstrem i botës në të gjitha aspektet e saj po bie ndesh me politikat globale dhe universale ndaj të cilave mund shënohet një shkallë e re vlerash diversifikuese humane.
Fate miliona njerëzish që vdesin nga uria, sëmundje banale dhe shfrytëzimi, trafikimi e trajtimi barbar, mjerisht, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë dhe femra.
Erozioni dhe çmemorizimi i kujtesës njerëzore, amnezia dhe izolimi nga jeta komunitare, zhytja e individit në anonimitetin e rënies së “lirë “ në zbavitjen e përditshme, klonizimi mimetik etj, janë dëshmi e qartë e një tendence që bën të mundur mbajtjen në kontroll të trurit dhe aktivitetit human të njeriut.
Tendenca për të njësuar viktimën me agresorin, manipulimi me të vërtetën, legjitimimin e fuqisë së dhunës me pushtetin e parasë, kanë krijuar një sistem tjetër vlerash që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat dhe principet e lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Individi sa po vjen e po bëhet gjithnjë e më mosbesues ndaj tjetrit dhe gjithnjë e më mosbesues ndaj të ardhmes së vet.
Shumë vlera humane të akumuluara ndër shekuj janë vënë sot në pikëpyetje. Është kjo një arsye më shumë që mjaft regjisorë e artistë janë angazhuar me veprat e tyre në mbrojtje të këtyre vlerave.
Një pjesë të këtyre veprave Festivali Ndërkombëtar i Filmit të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, do përpiqet nga viti në vit t’i sjellë në vemendje të publikut tonë.
Kujtim Çashku
Drejtor Ekzekutiv i IHRFFA
































